Jump to content

paradoks

Nga Wiktionary

PARADOKS m. libr.

  • 1. Mendim që bie në kundërshtim me atë që dihet a që është pranuar përgjithësisht si e vërtetë; ide pak e çuditshme në vështrimin e parë, që duket se bie në kundërshtim me arsyen e shëndoshë, por që mund të jetë e vërtetë. Flet me paradokse. Paradoksi: «kush ecën ngadalë, shkon larg».
  • 2. Dukuri e çuditshme, që bie në kundërshtim me njohuritë shkencore ose me përvojën e zakonshme, por që ka arsyen e vet; diçka e papritur dhe e pabesueshme. Paradokset e natyrës.