paqe

Nga Wiktionary

PAQE f.

  • 1. Marrëdhënie të mira ndërmjet njerëzve, pa grindje e pa armiqësi: gjendja pa shqetësime e turbullira e një njeriu ose e një mjedisi; qetësi. Paqe shpirtërore. Rronin në paqe njëri me tjetrin. Në shtëpi ra paqja. U prish paqen të tjerëve. E la në paqe. Mbretëronte paqja. Prehej në paqe. Ra në paqe u qetësua, ra në qetësi.
  • 2. Gjendje qetësie në një vend, pa luftë e pa turbullira; gjendje e qetë pa luftëra, pa ndeshje e pa grindje ndërmjet dy a më shumë shteteve. Paqe e qëndrueshme. Për paqen ndërmjet popujve. Në kohë paqeje. Ruajmë (mbrojmë) paqen. Oportunistët predikojnë paqen ndërmjet klasave.
  • 3. Marrëveshje ndërmjet dy a më shumë shteteve ose palëve ndërluftuese për të pushuar luftën. Paqe e padrejtë. Paqe pa kushte. Traktati i paqes. Bisedimet për paqe. Lidhën (bënë, nënshkruan, përfunduan) paqen. I kërkoi paqe.