Jump to content

paqartë

Nga Wiktionary

PAQARTË mb.

  • 1. Që nuk dallohet a nuk shquhet mirë; që është i ngatërruar dhe nuk lexohet me lehtësi. Fotografi e paqartë. Shkrim i paqartë.
  • 2. Që nuk dëgjohet e nuk kapet mirë; që dëgjohet me vështirësi, jo i pastër. Zë i paqartë. Shqiptim i paqartë.
  • 3. fig. Që është i vështirë të kapet a të kuptohet pasi nuk është i qartë; që lë vend për dyshime, që ka pika të errëta e të pazgjidhura; i errët, i turbullt. Shpjegim (mësim) i paqartë. Ide të paqarta. Çështje e paqartë. Pjesë (vepër) e paqartë.
  • 4. Që nuk e ka kuptuar drejt diçka, që nuk e ka marrë vesh mirë dhe i kanë mbetur dyshime. Mbeti prapë i paqartë për atë çështje.