Jump to content

paqësoj

Nga Wiktionary

PAQËSOJ I kal.

  • 1. Ndërhyj që të vendosen përsëri marrëdhënie të mira ndërmjet dy njerëzve a palëve, i bëj përsëri miq, i pajtoj. I paqësoi fqinjët.
  • 2. Vendos paqen përsëri në një vend, zhduk çrregullimet e turbullirat; ndikoj për t'u rivendosur marrëdhënie të mira ndërmjet dy a më shumë shteteve që ishin në luftë (zakonisht për veprimet e shteteve shtypëse e të forcave oportuniste).
  • 3. I fashit a i qetësoj dikujt dhembjen ose diçka tjetër shqetësuese. I paqësoi dhembjen. I paqësoi plagën. E vë në udhë të mbarë, e vë për fije, e rregulloj. I paqësoi punët.


PAQËSOJ II kal. bised.

  • shih PAQOJ II. E paqësoi shtëpinë.