papirus
Appearance
PAPIRUS m.
- 1. bot. Lloj kallami që rritet në vendet e nxehta, zakonisht buzë lumenjve, me gjethe të holla që dalin pranë rrënjës dhe me kërcell të gjatë trekëndësh, prej të cilit në lashtësi bënin letër dhe sende të tjera. Papirus i blertë.
- 2. Fletë e hollë e prerë nga kërcejtë e kësaj bime dhe e përpunuar, që përdorej nga egjiptianët dhe nga popujt e tjerë të lashtë si letër për të shkruar; dorëshkrim a libër i vjetër, për të cilin janë përdorur fletë të tilla. Papiruset egjiptiane.