Jump to content

papastërti

Nga Wiktionary

PAPASTËRTI f.

  • 1. vet. nj. Të qenët i papastër, gjendja e dikujt a e diçkaje të papastër; mungesë pastërtie. Papastërti e madhe. Papastërtia e trupit. Papastërtia është burim sëmundjesh. Në dhomë kishte papastërti.
  • 2. kryes. Pluhura, baltë, lyrë ose mbeturina sendesh të ndryshme e të pavlefshme që mblidhen diku a mbi diçka; plehra. Fshiu (hodhi) papastërtitë.
  • 3. kryes. Lëndë e huaj dhe e panevojshme e përzier në një tjetër. Papastërtitë e ujit (e mineralit). Pastrojnë grurin nga papastërtitë.