papastër
Appearance
PAPASTËR mb.
- 1. Që ka papastërti, që nuk është i pastër; që nuk është pastruar, i ndyrë, i fëlliqur. Dhomë (klasë) e papastër. Rroba të papastra. Lesh i papastër. Me fytyrë (qafë) të papastër. Me dhëmbë të papastër. Me duar të papastra.
- 2. Që nuk e mban veten pastër; që nuk mban pastërti aty ku jeton a punon. Shitës i papastër.
- 3. Që ka mbeturina e gjëra të tjera, të cilat e zënë, e prishin etj. Pus i papastër. Vijë uji e papastër.
- 4. Që ka grimca pluhuri, erë të keqe etj., i ndotur, i qelbur (për ajrin). Ajër i papastër.
- 5. Që të ndot, që të fëlliq. Punë e papastër.
- 6. Që ka lëndë të huaja të tretura a të përziera në të; jo i kulluar; i përzier. Ujë i papastër. Farë e papastër. Mineral i papastër.
- 7. fig. Që ka ndonjë njollë morale, që nuk është i pastër. E ka ndërgjegjen të papastër.
- 8. Që është bërë pa kujdes dhe me cilësi të dobët; që është me ndreqje e gabime. Punë e papastër. Kopje e papastër.
- 9. si em. PAPAST/ËR,~RA (e) f. Fletë në të cilën është shkruar diçka në dorë të parë dhe me gabime e ndreqje. E dorëzoi në të papastër. E kishte në të papastër.