papërzier
Appearance
PAPËRZIER mb.
- 1. Që nuk është përzier, që i ka veç e veç lëndët a pjesët përbërëse. Bojë e papërzier. Gjellë (sallatë) e papërzier. Llaç i papërzier.
- 2. Që nuk ka lëndë a gjëra të tjera të huaja në përbërjen e vet; që nuk i është hedhur gjë tjetër, i pastër. Ushqim i papërzier. Farë e papërzier. Duhan i papërzier. Verë e papërzier. Mjaltë i papërzier. Kafe e papërzier.
- 3. Që nuk është ngatërruar (që të mos dihet rendi i vërtetë i numrave). Letra të papërziera. Domino të papërziera.
- 4. fig. Që nuk ndërhyn në punët e të tjerëve, që rri mënjanë dhe nuk përzihet në çështjet e të tjerëve. Është njeri i papërzier.