Jump to content

papërlyer

Nga Wiktionary

PAPËRLYER mb.

  • 1. Që nuk është fëlliqur me lyrë a me diçka tjetër, i pastër. Enë e papërlyer. Rroba të papërlyera.
  • 2. fig. Që nuk është përzier a që nuk ka marrë pjesë në një punë të keqe, në një krim etj.; i pastër në sjelljet e në qëndrimet. Me biografi të papërlyer.
  • 3. Që është pa asnjë njollë në nder; virgjëreshë. Grua e papërlyer. Vajzë e papërlyer.
  • 4. fet., vjet. Që ka lindur fëmijë pa mbetur me barrë me një burrë (sipas një dogme të krishterimit).