panxhar
Appearance
PANXHAR m. bot.
- 1. Bimë barishtore dyvjeçare, me gjethe të mëdha vezake e në tufë afër rrënjës dhe me një zhardhok të tultë, të madh, të rrumbullakët sipër e me majë poshtë, që përmban sheqer në sasi të ndryshme sipas llojit; zhardhoku i kësaj bime, prej të cilit nxirret sheqer ose që përdoret si ushqim. Panxhar i bardhë. Panxhar i kuq. Panxhari i sheqerit panxharsheqeri. Kokë panxhari. Sallatë me panxhar. Bërsi panxhari. Breshkëza e panxharit. zool. Mbjellin (shkulin) panxharin.
- 2. Panxharsheqeri.