panjohur
Appearance
PANJOHUR m.
- Djalë a burrë, të cilin nuk e njohim a nuk e kemi parë më përpara. Iu afrua një i panjohur.
PANJOHUR f.
- 1. Fem. e PANJOHUR,~I (i).
- 2. Diçka që ende nuk e njohim, nuk e dimë si është a që mund të ketë të papritura. Rrugë me të panjohura. Nga e njohura tek e panjohura.
- 3. mat. Madhësi, vlerën e së cilës kërkojmë të gjejmë a ta përcaktojmë; kund. e njohur. Barazim me dy të panjohura.
PANJOHUR mb.
- 1. Që nuk e njohim, që nuk e dimë kush a çfarë është, si është, i kujt është etj. kund. i njohur. Njeri i panjohur. Fytyrë e panjohur. Rrugë e panjohur. Vend i panjohur. Zë i panjohur.
- 2. Që njihet shumë pak nga bota, që nuk është bërë popullor, që nuk ka bërë emër; i padëgjuar. Shkrimtar (artist, kompozitor) i panjohur. Vepër e panjohur. Është ende i panjohur.