pangrënë

Nga Wiktionary

PANGRËNË as.

  • Të qenët i pangrënë, gjendja e atij që nuk ka ngrënë fare ose nuk ka ngrënë sa duhet; mungesë e vazhdueshme e ushqimit; uri. I dobësuar (i këputur) nga të pangrënët. I erdhi nga të pangrënët. I preheshin këmbët nga të pangrënët. Vdisnin nga të pangrënët.


PANGRËNË mb.

  • Që nuk ka ngrënë fare ose nuk ka ngrënë sa duhet; që vuan vazhdimisht nga uria, i ushqyer keq. Fëmijë i pangrënë. I paveshur dhe i pangrënë. Ishin të pangrënë.