pangopur
Appearance
PANGOPUR mb.
- 1. Që nuk është ngopur, që do ende të hajë a të pijë, i uritur. Njeri i pangopur. Hante si i pangopur.
- 2. fig. Që nuk i ka plotësuar nevojat me diçka; që nuk është i kënaqur plotësisht me diçka, që do edhe më. I pangopur me gjumë.
- 3. fig. keq. I pangopshëm. Njeri i pangopur.
- 4. spec. Që nuk ka thithur ujë aq sa duhet; që përmban sasi të pakët të një lënde tjetër të tretshme në të. Acide të pangopura. kim. Avuj të pangopur. fiz. Hidrokarbure të pangopura. kim. Tokë e pangopur (me lagështirë). bujq.
- 5. Përd. em. sipas kuptimeve 1-3 të mbiemrit.