Jump to content

pandier

Nga Wiktionary

PANDIER mb.

  • 1. I qetë dhe i urtë, që nuk i dëgjohet zëri. Fëmijë i pandier.
  • 2. Që punon pa zhurmë e pa bujë. Punëtor i pandier.
  • 3. Që nuk i ka dalë emri për keq, që nuk është marrë nëpër gojë; që nuk është dëgjuar as për mirë as për keq. Grua e pandier. Njeri i pandier.
  • 4. Që është bërë pa ndjenjë, që nuk përshkohet nga ndjenja të thella. Poezi e pandier. Krijime të pandiera.