Jump to content

pandarë

Nga Wiktionary

PANDARË mb.

  • 1. Që përbën një tërësi të vetme, që nuk është ndarë në pjesë a në copa të veçanta; i bashkuar. Truall i pandarë. Njësi e pandarë.
  • 2. Që nuk mund të merret i shkëputur a veçan nga një e tërë kryesore; i lidhur ngushtë e në mënyrë të përhershme me diçka tjetër. Pjesë e pandarë e punës sonë. Teoria dhe praktika janë të pandara.
  • 3. Që rri gjithnjë bashkë me dikë; që ka marrëdhënie të ngushta miqësie e dashurie me dikë. Shok i pandarë. Miq (vëllezër) të pandarë. Bashkëshortë të pandarë. Ishin një dhe të pandarë.
  • Mollë e pandarë thuhet për njerëz që kanë miqësi të ngushtë e rrinë vazhdimisht bashkë. Një dhe i pandarë që nuk pjesëtohet me dikë tjetër, që i përket plotësisht njërit ose që është tërësisht e drejtë e tij.