Jump to content

pandërprerë

Nga Wiktionary

PANDËRPRERË mb.

  • 1. Që zgjat në hapësirë a në kohë pa ndërprerje; që përsëritet pa pushuar; i vazhdueshëm. Vijë e pandërprerë. Varg i pandërprerë. Shtresë e pandërprerë. Shira të pandërprera. Punë e pandërprerë. Zhurmë e pandërprerë. Duartrokitje të pandërprera.
  • 2. Që bëhet me vazhdimësi, që nuk lihet në mes të rrugës ose që nuk i shmanget rrugës së nisur; i përhershëm. Ndihmë e pandërprerë. Kujdes i pandërprerë. Luftë e pandërprerë. Revolucionarizimi i pandërprerë i jetës së vendit.
  • 3. elektr. I vazhdueshëm. Rrymë e pandërprerë.


PANDËRPRERË ndajf.

  • Në mënyrë të vijueshme, pa ndërprerje; herë pas here e rregullisht; gjithnjë, vazhdimisht. Punon pandërprerë. Rritet pandërprerë. Përsëritej pandërprerë. Kontrollon pandërprerë.