pambuluar
Appearance
PAMBULUAR mb.
- 1. Që nuk ka përsipër një mbulesë, një rrobë, një kapak etj.; i zbuluar. Pus i pambuluar. Fëmijët flinin të pambuluar.
- 2. Që nuk i është hedhur ende çatia; që nuk ka çati, i zbuluar. Shtëpi (kasolle) e pambuluar.
- 3. I pavarrosur, i pakallur. Kufomë e pambuluar.
- 4. vjet. Që dilte pa ferexhe a pa perçe, me fytyrë të zbuluar. Grua (vajzë) e pambuluar.
- 5. fin. I pashlyer (për një shpenzim a detyrim). Shpenzime të pambuluara.
- 6. sport. Që është lënë i lirë të veprojë a të gjuajë, që nuk ka një lojtar kundërshtar pranë për ta penguar. Lojtar i pambuluar. E la të pambuluar.
- I vdekur e i pambuluar (i pakallur, i pafutur) në dhe shih te VDEKUR,~I (i).