pambuk

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

PAMBUK m.

  • 1. bot. Bimë barishtore njëvjeçare e vendeve të ngrohta, me gjethe pëllëmbore që kthehen nga rrezet e diellit, me lule të mëdha e të verdha, e cila bën një boçe vezake me shumë fara të veshura me fije të gjata si push i bardhë. Ara me pambuk. Rritësit e pambukut. Boçe pambuku. Farat e pambukut. Vaj pambuku vaj nga farat e kësaj bime. Bërsi pambuku bërsi nga farat e kësaj bime. Mbjellin (ujitin, mbledhin, vjelin) pambukun.
  • 2. Tërësia e fijeve të bardha nga boçet e kësaj bime, që pastrohen nga farat dhe përdoren për të bërë penj, për të mbushur dyshekë e jorganë, në mjekësi etj. Pambuk çeltik. Pambuk fijegjatë (fijehollë, fijetrashë). Pambuk hidrofil. Deng pambuku. Fije (penj) pambuku. Basmë (pëlhurë, batanije) pambuku. Fitila pambuku. Çorape pambuku. Fustan (triko) pambuku. Bojë pambuku. Fabrika e zhveshjes së pambukut. Punojnë (dredhin) pambukun. I mbushën dyshekët me pambuk. I vuri pambuk plagës.
  • 3. përd. mb. Shumë i butë. Me duar (me llërë) pambuk.
  • 4. përd. mb. fig. Shumë i urtë e i butë, që nuk e ngre zërin për asgjë (për njeriun); i butë e i ëmbël (për zërin, për fjalët). Është pambuk. E ka zërin pambuk. I ka fjalët pambuk.
  • E bëri pambuk dikë e rrahu shumë, e zhdëpi në dru. Shkel në pambuk e ka punën fare të lehtë, jeton në rehati. Të vret me pambuk të bën ta kuptosh gabimin e të pendohesh duke të qortuar lehtë e me të mirë ose duke ta sjellë fjalën larg e larg. Gur pambuku (leshi, liri, mëndafshi) bised. shih te LESH,~I. Pambuk i egër bot. bimë barishtore, e ngjashme me pambukun, e cila rritet në toka të rënda të mbjella me bimë që prashiten dhe i dëmton këto. Pambuk guri min. asbest. Pambuk xhami (qelqi) tek. lëndë prej fijesh të holla xhami, që përdoren për veçim, lesh xhami.