pambarim
Appearance
PAMBARIM mb.
- 1. Që nuk i duken kufijtë, i pakufishëm, i pafund. Gjithësia e pambarim. Hapësirë e pambarim. Det i pambarim.
- 2. Që duket sikur nuk ka të mbaruar, i pafund. Lumë (varg) i pambarim njerëzish. Hordhi të pambarim armiqsh.
- 3. Që zgjat në kohë sa duket sikur nuk do të mbarojë kurrë, i pafund. Bisedë e pambarim. Mbledhje e pambarim.
- 4. vet. Që janë në numër shumë të madh e përsëriten vazhdimisht, të shumta, të pafund. Kërkesa të pambarim. Vizita të pambarim. Detyra të pambarim.