Jump to content

pamatshëm

Nga Wiktionary

PAMATSHËM mb.

  • 1. Që nuk mund t'i përcaktosh dot madhësinë, vëllimin a përmasat. Trashësi e pamatshme. Segment i pamatshëm.
  • 2. Që ka përmasa shumë të mëdha sa nuk t'i rrok syri, i pamasë, i pafund, i pakufishëm. Oqean i pamatshëm. Hapësirë e pamatshme.
  • 3. fig. Shumë i madh, i pakufishëm, i pamasë. Hidhërim i pamatshëm. Ka merita të pamatshme.