Jump to content

pamëshirshëm

Nga Wiktionary

PAMËSHIRSHËM mb.

  • 1. Që sillet e vepron kundrejt të tjerëve pa mëshirë, që s'ka mëshirë, mizor, i egër; i rreptë. Njeri i pamëshirshëm. Shfrytëzues (sundues) të pamëshirshëm. Të jemi të pamëshirshëm me armiqtë.
  • 2. Që bëhet me rreptësi a me ashpërsi, pa përfillur pasojat e rënda; që bëhet pa asnjë lëshim e zbritje, i ashpër, i egër. Luftë e pamëshirshme. Përleshje e pamëshirshme. Sulm i pamëshirshëm. Shfrytëzim i pamëshirshëm. Fjalë të pamëshirshme.