Jump to content

palloj

Nga Wiktionary

PALLOJ kal.

  • 1. Rrah rrobat me pallë kur i laj, kopanis. I palloi rrobat në gur.
  • 2. thjeshtligj. E rrah fort dikë, e shqep në dru. E palloi mirë të birin.
  • 3. fig. thjeshtligj. E mund keqas dikë, e shemb (në një lojë). E palloi në shah.
  • 4. fig. thjeshtligj. Ha diçka me shumicë, ha si i babëzitur, e përlaj diçka. I palloi të gjitha qershitë.
  • 5. fig. thjeshtligj. E mbush, e ngop, e shemb dikë me diçka. E palloi me gënjeshtra.