pale
Appearance
PALE pj. bised.
- 1. Përdoret zakonisht në fjali pyetëse të zhdrejta kur shprehim dyshim, kur nuk e dimë mirë diçka etj.; mbase, ndoshta, a; kushedi; vallë. Pale e ka parë. Merr vesh pale vjen. Vështro pale se ç'bën. Priste pale ç'do të thoshte. Të shohim pale kush do të vijë sot.
- 2. Përdoret në fillim ose në fund të një fjalie për të theksuar pakënaqësinë, qesëndinë a përçmimin për dikë a për diçka. E mbanin dhe për të zgjuar, pale! Donte të shiste edhe mend, pale! Pale, ç'ka vajtur më vonë!
- 3. Përdoret kur shprehim një kërkesë të zbutur; dale. Pale ta shoh!