Jump to content

palë-palë

Nga Wiktionary

PALË-PALË I ndajf.

  • 1. Në shumë pala njëra mbi tjetrën. I bëri (i vuri) palë-palë. Me shumicë të madhe. I kishte paratë palë-palë.
  • 2. përd. mb. Që ka shumë pala njërën pas tjetrës a që ka disa shtresa a palë njërën mbi tjetrën. Fustan palë-palë fustan me pala. Dhjamë palë-palë.
  • Iu bë qafa palë-palë (me pala) shih te QAF/Ë,~A.


PALË-PALË II ndajf.

  • Në shumë grupe njëri pas tjetrit. Vinin palë-palë.