Jump to content

pakuptueshëm

Nga Wiktionary

PAKUPTUESHËM mb.

  • 1. Që është i paqartë, i errët; që është i vështirë për ta kuptuar, për t'i rrokur domethënien a për ta zbërthyer; kund. i kuptueshëm. Lëndë e pakuptueshme. Gjuhë e pakuptueshme. Udhëzim i pakuptueshëm. Telegram i pakuptueshëm. Fjalë e pakuptueshme. Shkrim i pakuptueshëm.
  • 2. Që nuk e kupton dot nga vjen a pse ndodh; i çuditshëm. Frikë e pakuptueshme. Turbullim i pakuptueshëm. Sëmundje e pakuptueshme. Sjellje e pakuptueshme. Është e pakuptueshme se si ndodhi.
  • 3. Që nuk ia merr vesh dot qëllimet, synimet etj.; që nuk mund të kuptohesh a të merresh vesh me të. Njeri i pakuptueshëm.