pakufizuar
Appearance
PAKUFIZUAR mb.
- 1. Që nuk kufizohet në hapësirë, që shtrihet a zgjatet pa mbarim; që nuk ka një cak në masë a në sasi, i pacaktuar, i pafund. Rrafsh i pakufizuar. Sipërfaqe e pakufizuar. Drejtëz e pakufizuar. Sasi e pakufizuar. Numër dhjetor i pakufizuar. mat. Shumë (kredi) e pakufizuar.
- 2. Që nuk kufizohet në kohë, që zgjatet pa fund në kohë a për një kohë të pacaktuar, i pacaktuar. Kohë e pakufizuar. Me afat të pakufizuar.
- 3. Që ushtrohet pa asnjë kufizim; që nuk e pengon asgjë. E drejtë e pakufizuar. Me fuqi të pakufizuara. Mundësi të pakufizuara.