pakalitur

Nga Wiktionary

PAKALITUR mb.

  • 1. Që nuk është kalitur në zjarr (për një metal a për një send prej metali). Çelik i pakalitur. Sëpatë e pakalitur.
  • 2. Që nuk është mprehur duke e rrahur me çekan mbi kudhër; që nuk është kepur me çekan (për gurin e mullirit). Kosë e pakalitur. Mokër e pakalitur.
  • 3. fig. Që nuk është forcuar duke u stërvitur a duke punuar në kushte të vështira; që nuk është mbrujtur aq sa të jetë në gjendje të përballojë çdo të papritur, çdo ndikim të huaj etj. Njeri i pakalitur. I pakalitur fizikisht.