pakësoj
Appearance
PAKËSOJ kal.
- 1. Zvogëloj numrin, e bëj më pak sesa ishte; kund. shtoj, shumoj. E pakësoi tufën (bagëtinë).
- 2. Zvogëloj vëllimin a sasinë e diçkaje, e bëj më të paktë; ul. E pakësoi ujin. I pakësoi shpenzimet. E pakësoi prodhimin. E pakësoi ngarkesën.
- 3. Ul vrullin ose shkallën e shfaqjes së diçkaje, e bëj të bjerë; zvogëloj forcën a shpejtësinë; dobësoj. E pakësoi shpejtësinë. Pakësoi vrullin. Pakëson dhembjet. Pakëson trysninë. E pakësoi vëmendjen (kujdesin).
- 4. I jap më pak se më parë; ia shkurtoj, i heq një pjesë. Ua pakësuan rrogat. Ia pakësoi bukën. Ia pakësoi dozën.