Jump to content

pakëputur

Nga Wiktionary

PAKËPUTUR mb.

  • 1. Që është një i tërë, që nuk është këputur (për fillin, telin etj.); që zgjatet pa ndërprerje, i pandërprerë. Tel (fill) i pakëputur. Varg i pakëputur.
  • 2. Që nuk është ndarë nga nëna, që nuk është këputur ende (për të vegjlit e bagëtive). Qengj i pakëputur.
  • 3. fig. Që ka vazhdimësi në kohë, që nuk ka ndërprerje a shkëputje; i vijueshëm. Traditë e pakëputur. Punë e pakëputur.