pajtohem
Appearance
PAJTOHEM I vetv.
- 1. Vendos përsëri marrëdhënie të mira a miqësore me dikë, me të cilin kam pasur mëri ose isha grindur. U pajtuan pas dy muajsh.
- 2. Pranoj mendimet, arsyetimet etj. të dikujt, bashkohem me ato që thotë ose me qëndrimet që mban dikush. U pajtua me mendimet (me arsyetimet) e shokëve.
- 3. Pranoj një gjendje a diçka tjetër ashtu siç është dhe nuk bëj përpjekje për ta ndrequr ose për ta ndryshuar, nuk e kundërshtoj. Nuk pajtohen me të metat.
- 4. vet. veta III. Përputhet me diçka tjetër, përshtatet. Kjo nuk pajtohet me mendimet tona. Nuk u pajtoheshin karakteret.
- 5. Pës. e PAJTOJ I 1,3. U pajtuan gjaqet (hasmëritë).
PAJTOHEM II vetv.
- 1. Hyj në punë te dikush, duke rënë në ujdi për pagesën (në kushtet e sundimit të pronës private). Pajtoheshin shërbyes (argati). U pajtua në punë.
- 2. Bëj pajtimin për një organ shtypi a për diçka tjetër. U pajtua në gazetë (në revistë). Pajtohet çdo vit (çdo gjashtë muaj).
- 3. Pës. e PAJTOJ II.