Jump to content

pajtim

Nga Wiktionary

PAJTIM I m.

  • 1. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve PAJTOJ I, PAJTOHEM I. Pajtimi i gjaqeve. Kundër pajtimit me të metat. Politikë pajtimi. keq. Ra në pajtim u pajtua.
  • 2. Përputhja me diçka tjetër, ana në të cilën diçka përputhet a pajtohet me një tjetër. Nuk kanë pajtime midis tyre.
  • Në pajtim me ... libr. në përputhje me.... në përshtatje me ...


PAJTIM II m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve PAJTOJ II, PAJTOHEM II. Pajtimi i fuqisë punëtore.
  • 2. Porosi që bën dikush, duke paguar sasinë përkatëse të të hollave, për të marrë rregullisht ose për të përdorur diçka për një kohë të caktuar. Pajtimet telefonike. Fushata e pajtimeve. Zyra e pajtimeve.