pajë
Appearance
PAJË I f.
- 1. etnogr. Plaçkat dhe pasuria që merrte me vete nusja e i çonte në shtëpinë e dhëndrit kur martohej. Pajë e madhe. Paja e nuses (e vajzës). Qëndismat (jastëkët) e pajës. Arka e pajës. Bënte (përgatiste) pajën. Nisi (dërgoi) pajën. Nuk sjellin më pajë me vete.
- 2. bised. Barrë që i ngarkohet dikujt. Ia bëri (ia la) pajë atë punë. I mbeti pajë.
- Bëhu pajë! keq. shporru, qërohu! E mori pajë me vete (iu bë pajë) i mbeti përgjithnjë si njollë, nuk i hiqet më. Ia bëri pajë dreqit (shejtanit) e shporri dikë, e hoqi qafe.
PAJË II f.
- Përkrahje e dikujt kur nuk ka të drejtë, anësi, anë, hatër. Mban pajë anon nga dikush, flet a vepron me anësi. I mban pajën dikujt e përkrah edhe kur nuk ka të drejtë, i mban anën. Flet me pajë.