Jump to content

pahi

Nga Wiktionary

PAHI f. bised.

  • 1. Gardh me hunj ose me dërrasa të holla e të gjata që mbërthehen si parmakë; parmak prej hunjsh a prej dërrasash. Pahi e lartë (e ulët). Pahia e oborrit. Hunjtë e pahisë. E rrethoi me pahi. Kapërceu pahinë.
  • 2. Trinë me purteka a me dërrasa të holla që vihet si derë; lesa e gardhit a e vathës. Pahi e ngushtë (e gjerë). Pahia e oborrit (e vathës, e kopshtit).
  • 3. Lesë. Shtypin plisat me pahi.
  • 4. Gjethe duhani të vëna palë para se të bëhen varg. Pahi duhani.