Jump to content

pah

Nga Wiktionary

PAH I m.

  • 1. Pjesa shumë e imët e miellit, që ngrihet si pluhur gjatë bluarjes; maja e miellit. Pah mielli.
  • 2. Hedhet e të lashtave. Pahu i misrit (i grurit, i orizit).
  • 3. Hedhet e imëta të lëndës së drurit kur e sharrojmë. Pahu i drurit. Pahu i sharrës.
  • 4. Endi i luleve, pjalm. Pahu i luleve (i pemëve).
  • 5. Flokët e imët të dëborës; shtresë e imët dëbore. Pah dëbore.
  • 6. Zbokth; zhuli që zë koka e fëmijëve. Pahu i kokës.


PAH II m.

  • Pamje e jashtme, paraqitje; dukje, dukë, pashi. Ia humb pahun.
  • Del në pah
  • a) bëhet i dukshëm qartë, del në dritë, del në dukje;
  • b) shquhet ndërmjet të tjerave, bie në sy, dallohet. Nxjerr në pah
  • a) e bëj të duket qartë, e nxjerr në dritë, e vë në dukje;
  • b) tërheq vëmendjen për diçka ndërmjet të tjerave, i vë theksin, e theksoj, e nënvizoj.