Jump to content

pagëzoj

Nga Wiktionary

PAGËZOJ kal.

  • 1. fet. Laj ose lag me ujë «të bekuar» në kishë a në shtëpi fëmijën e porsalindur për ta bërë të krishterë dhe i vë emrin; kthej në të krishterë një të rritur që pranon këtë fe, duke i bërë ceremoninë përkatëse (në vendet ku vepron feja e krishterë). I pagëzonte prifti. I pagëzonin në kishë. Nuk i pagëzojnë më fëmijët.
  • 2. fig. I vë emrin dikujt a diçkaje; e quaj me një emër, e emërtoj. Si pagëzuan rrugën (sheshin)?
  • 3. fig. Vë në përdorim a e provoj për herë të parë diçka. Pagëzuan armët në luftëra të ashpra.
  • 4. fig. shak. I hedh ujë për ta shtuar, e shtoj me ujë për ta holluar. E pagëzoi qumështin (verën).