pafuqishëm

Nga Wiktionary

PAFUQISHËM mb.

  • 1. Që nuk është i fuqishëm, i dobët, i pafuqi. Plak i pafuqishëm.
  • 2. I pamundur, i pafuqi. Ndjehej i pafuqishëm.
  • 3. Që nuk i ka forcat, mundësitë a aftësitë për t'ia dalë mbanë diçkaje; që nuk gjen në vetvete forca për të përballuar diçka. Njeri i pafuqishëm. Ishte i pafuqishëm ta ndihmonte.
  • 4. Që i mungon forca, vrulli a energjia e nevojshme; i dobët. Erë e pafuqishme. Rrymë e pafuqishme. Dritë e pafuqishme. Zë i pafuqishëm. Goditje e pafuqishme. Sulm i pafuqishëm. Gjuajtje e pafuqishme. sport.
  • 5. Që ka mjete materiale, mundësi ekonomike, forca etj. të pakta e të pamjaftueshme, i dobët. Shtet i pafuqishëm. Ekonomi e pafuqishme. Ushtri e pafuqishme. Kooperativë e pafuqishme.
  • 6. Përd. em. sipas kuptimeve 1-3, 5 të mbiemrit. Ndihmonin të pafuqishmit.