pafuqi

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

PAFUQI f.

  • 1. Gjendja kur njeriu e ndien veten të këputur a pa fuqi, mungesë e fuqisë trupore, dobësi. E ka nga pafuqia.
  • 2. Të qenët i pafuqishëm ose i paaftë për të bërë diçka; mungesa e forcave dhe e mundësive për të bërë ose për të arritur diçka. Pafuqia e borgjezisë (e klasave të përmbysura).


PAFUQI mb.

  • 1. Që e kanë lënë forcat fizike, që nuk ka fuqi, i dobët, i pafuqishëm. Plak i pafuqi.
  • 2. Që nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, i pamundur. U gdhi i pafuqi.
  • 3. drejt., vjet. Që nuk vepron më, që ka humbur fuqinë, që nuk është më në fuqi, i shfuqizuar. Ligj i pafuqi.