pafjalë
Appearance
PAFJALË mb.
- 1. Që flet pak, që është i kursyer në fjalë, fjalëpakë.
- 2. Që është i bindur e i dëgjueshëm, që nuk kthen fjalë; që nuk ka kërkesa të tepruara, kokulur. Djalë (punëtor) i pafjalë.
- 3. Që ka sjellje të mira e qëndrim të mirë moral dhe që nuk i ka dalë ndonjë fjalë e keqe. Vajzë (nuse) e pafjalë.
- 4. libr. Që nuk flet, që nuk ka gjuhë, i pagjuhë (në kundërvënie me njeriun); që nuk përbëhet nga fjalët tingullore (për gjuhën). Kryesi (qenie) e pa fjalë. Gjuhë e pafjalë.