padije
Appearance
PADIJE f.
- 1. Mungesa e të dhënave për diçka ose njohja e paktë e rrethanave dhe e gjendjes së vërtetë. E bëri nga padija.
- 2. Mungesa e arsimit dhe e kulturës së përgjithshme, të qenët i pashkollë, padituri; gjendja e tillë e një njeriu ose e një populli; njohja e pamjaftueshme ose e dobët e një pune, e një mjeshtërie ose e një fushe të veprimtarisë. Jetonin në padije. E ka nga padija. Ishin të zhytur në padije. E mbanin popullin në padije.
PADIJE mb.
- I paditur. Njeri i padije.