padëshirueshëm
Appearance
PADËSHIRUESHËM mb.
- 1. Që bie në kundërshtim me dëshirën e dikujt; që nuk e dëshiron njeri (për sende, dukuri etj.). Pasoja të padëshirueshme.
- 2. Që nuk duam ta kemi pranë nesh ose midis nesh. Njeri i padëshirueshëm.
- 3. dipl. Që nuk pranohet nga një qeveri a shtet zakonisht për shkak se ka zhvilluar veprimtari në kundërshtim me rregullat a me interesat e vendit (për të huajt). Person i padëshirueshëm.