pabukë
Appearance
PABUKË mb.
- 1. Që nuk ka mjete jetese, shumë i varfër, i këputur. Njerëz të pabukë.
- 2. Që nuk ka lidhur kokrra (për kallinjtë e drithërave); që nuk ka zënë thelb a tul, që është fyçkë përbrenda (për kokrrat e disa pemëve). Kalli i pabukë. Arrë e pabukë.
- 3. fig. Që nuk sjell fryte a përfundime me vlerë, i padobishëm, i pabulmet. Punë e pabukë. Mbledhje e pabukë.
- 4. fig. bised. shih PABRUMË (i,e) 2.