pabarabartë
Appearance
PABARABARTË mb.
- 1. Që nuk është i barabartë me një tjetër (në madhësi, në peshë, në cilësi etj.), jo i njëjtë. Pesha të pabarabarta. Forca të pabarabarta. Madhësi (vlera) të pabarabarta. Pjesë të pabarabarta. Numra të pabarabartë. Zhvillim i pabarabartë. Në largësi të pabarabarta. Në përpjesëtim të pabarabartë. Në kushte (në rrethana) të pabarabarta.
- 2. Që nuk ka të njëjtat të drejta e detyra; që nuk bëhet me barazi; që nuk është me të njëjtën përgjegjësi. Të drejta të pabarabarta. Ishin të pabarabartë përpara ligjit.
- 3. Që bëhet ndërmjet palëve jo të barabarta nga fuqia a nga kushtet. Paqe (marrëveshje) e pabarabartë. Ndeshje (luftë) e pabarabartë.