Jump to content

paanshëm

Nga Wiktionary

PAANSHËM mb.

  • 1. Që nuk i del krah një tjetri pa të drejtë, që nuk i mban anën asnjërës palë; që gjykon me paanësi. Njeri i paanshëm. Gjykatës i paanshëm. U tregua i paanshëm.
  • 2. Që i paraqit gjërat ashtu siç janë, që nuk është nisur nga paramendimet, nga paragjykimet ose nga interesat vetjake; objektiv. Qëndrim i paanshëm. Mendim (gjykim) i paanshëm.