pështyj

Nga Wiktionary

PËSHTYJ kal.

1. edhe jokal. Nxjerr pështymë a diçka tjetër nga goja; hedh tutje me vrull pështymën a diçka tjetër që kam në gojë; i hedh pështymën dikujt. Pështyn gjak (vrer). Mos pështyni në tokë! E pështyu në fytyrë. Ku pështyjnë shumë, bëhet një lumë. fj. u.

2. edhe fig. Bëj sikur i hedh pështymën dikujt në shenjë urrejtjeje a përbuzjeje ose për ta poshtëruar; e poshtëroj dikë me fjalë fyese e të rënda. E pështyu dhe iku.

3. vet. veta III. Ndyn mishin ose një ushqim tjetër duke lëshuar vezët (për mizat). E ka pështyrë miza mishin.

  • Pështyn lart dikush mbahet me të madh, e mban hundën përpjetë, është mendjemadh. Pështyu në gjellë (në çorbë) e prishi a e ngatërroi një punë me qëllim të keq. Lëpin atë që pështyn (lëpin aty ku pështyn) shih te LËPIJ. Ç'pështyn në mëngjes, e lëpin në darkë shih te LËPIJ.