Jump to content

përzihem

Nga Wiktionary

PËRZIHEM I vetv.

1. vet. veta III. Bashkohet një gjë me një tjetër a një lloj i një lënde etj. me një lloj tjetër dhe formon me të një masë pak a shumë të njëllojtë. U përzjenë bojërat. U përzje vaji. U përzjenë portokalliet (mollët, ullinjtë, fasulet).

2. Ndërhyj në punë që s'më përkasin; ndërhyj në çështjet e të tjerëve për qëllime të caktuara. Nuk përzihet në punët e të tjerëve. Nuk i lejojmë të përzihen në çështjet tona të brendshme. Mos u përziej në atë punë!

3. Futem diku a marr pjesë në diçka bashkë me të tjerë; shkoj me një grup njerëzish për të bërë një punë bashkë me ta, për t'i ndihmuar, për të mësuar prej tyre etj. U përzjenë me popullin (me turmën). Përzihet me gëzimet dhe hidhërimet e tyre.

4. pavet. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Më vjen për të vjellë. Më përzihet nga udhëtimi (nga era e benzinës).

5. Pës. e PËRZIEJ.

  • U përzie moti u prish koha. U përzien retë po prishet koha, pritet kohë e keqe. Përzihet si bolla me ngjalën shih te BOLL/Ë,~A. Mos u përziej me krundet, se do të të hanë pulat! (Po të përzihesh me krundet, të hanë pulat.) fj. u. shih te KRUNDE,~T.


PËRZIHEM II pës.

e PËRZË.