përvjetor
Appearance
PËRVJETOR m.
Dita kur një ngjarje e shënuar në jetën e një populli a të një njeriu mbush një vit ose disa vjet; përkujtimi e festimi i kësaj dite. Përvjetori i Shpalljes së Pavarësisë. Përvjetori i lavdishëm i Çlirimit të Atdheut. Përvjetori i lindjes (i vdekjes) së Skënderbeut. Përvjetori i tridhjetepestë i formimit të brigadës. Kremtojmë përvjetorin e çlirimit. Ka (festoi) përvjetorin e martesës. Na thirri për përvjetor.