Jump to content

përvishem

Nga Wiktionary

PËRVISHEM vetv.

  • 1. Përvesh mëngët, pantallonat etj. kur ia hyj një pune. Para se të hynin në ujë, u përveshën. U përvesh dhe nisi të gatuante. U përvesh deri në gju.
  • 2. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Nis të bëj diçka me zell të madh, ia hyj një pune me të gjitha forcat. Iu përveshën punës (studimit, mësimit).
  • 3. bised. përf. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Ia hyj me të gjitha fuqitë, i futem për ta mbaruar (kryesisht për të ngrëna e të pira). Iu përvesh pilafit (mishit të pjekur, bakllavasë, kosit, rakisë).
  • 4. bised. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). I turrem dikujt me fjalë, me qortime a me të shara; i hyj me të rrahur. Iu përvesh rëndë.