Jump to content

përvijoj

Nga Wiktionary

PËRVIJOJ kal.

1. Përcaktoj caqet e diçkaje, i vë kufijtë diçkaje me anë të disa vijave. Përvijoj kufijtë. Përvijoj shtrirjen gjeografike të një dukurie.

2. fig. E përshkruaj, e paraqit, e studioj ose e përcaktoj diçka në vijat e saj më kryesore, në tiparet më karakteristike ose dalluese; përshkruaj në vija të trasha. Përvijoj gjendjen ekonomike të një vendi. Përvijoj detyrat (rrugët) e kërkimeve në një fushe (në një lëmë) të diturisë.