Jump to content

përvetësoj

Nga Wiktionary

PËRVETËSOJ kal.

  • 1. Bëj timen një plaçkë, një pasuri etj. që nuk më takon, e marr dhe e bëj pronën time; vjedh. Përvetësonin të ardhurat kombëtare. Nuk e lanë të përvetësonte pronën socialiste.
  • 2. biol. Përvetoj. Ë përvetëson mirë ushqimin.
  • 3. Arrij ta bëj të shfrytëzueshëm e të dobishëm, e bëj të përdorshëm (për një vendburim xeheror, për tokën etj.). Përvetësuan shumë tokë të re. Përvetësuan disa vendburime të reja nafte.
  • 4. Arrij ta kuptoj një mësim, një dije etj. dhe ta ngulit mirë në mendje, fitoj njohuri në mënyrë të shëndoshë, duke i tretur mirë; zotëroj, mësoj mirë; e kuptoj mirë një teori, një tezë, një ide etj. dhe bëhem i aftë ta zbatoj, e bëj timen dhe e vë në jetë a e përdor. Përvetësoj teoritë materialiste. Përvetësuan teknikën e re (metodat e reja të punës). E përvetësuan mirë pushkën (mitralozin, automatikun).