Jump to content

përvajshëm

Nga Wiktionary

PËRVAJSHËM

  • 1. Që shpreh hidhërim të thellë, i trishtuar; që ngjall trishtim, që të bënë për të qarë. Zë i përvajshëm. Melodi (këngë) e përvajshme.
  • 2. fig. I vajtueshëm. Gjendje e përvajshme.


PËRVAJSHËM ndajf.

  • 1. Në mënyrë të përvajshme, trishtueshëm. Ulërinte (angullinte) përvajshëm.
  • 2. Me lot ndër sy, duke qarë e duke vajtuar. Fliste (lutej) përvajshëm.